I pari që ka folur para protestuesve ka qenë Jakup Krasniqi, keptari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën. Ai ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme deri sa ka thënë se ka thënë se do të kundërshtojnë dy marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova: demarkacioni kufitar me Malin e Zi dhe për krijimin e asociacionit me Serbinë.
“Sot na ka bërë bashkë dashuria për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Ne dhe ju jemi këtu për t’i thënë po bashkëpunimit dhe partnerit me të gjitha shtetet, sepse këto janë vlera Evropiane. Na ka sjellë vendosmëria për t’i thënë jo demarkacionit me malin e Zi me të cilin Kosova humb mijëra hektarë tokë. Kemi ardhur për t’i thënë po dialogut me cilin çdo shtet, por vetëm me kushte të barabarta”, ka thënë Krasniqi.
“I themi po liberalizmit të vizave por i themi jo kushtëzimit të vizave me demarkacionin me Malin e Zi”.
Qytetarë të nderuar, mirupafshim në zgjedhjet e reja të lira e demokratike”, ka thënë ai në fund të fjalimit të tij.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova do ta fillojë një kapitull të ri.
“Tash nj gjë është ë sigurt se me të gjithat e këqijat të veta po i vjen fundi, sepse ju t ë nderuar që jeni në këtë shesh nuk i duroni gjitha këto të këqija që po ja sjell vendit qeveria. Kosova do të fillojë një kapitull të ri kur qytetari do të jetë sovrani dhe mbrojtësi më i mirë i shtetit”, ka thënë ai.
“Ta mbrojmë Kosovën se është e jona.”
“Me qëndrimin tonë të pathyeshëm do të krijojmë shtetin tonë dhe do t’ia kthejmë dinjitetin”.
/Insajderi.com