Insajderi
Biznes

Krasniqi: Në Serbi i bojkotojnë produktet e Kosovës

Insajderi
03 March 2020 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po vijon punëtoria e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Në panelin për diskutim, kryetari i OAK, Skënder Krasniqi, ngriti çështjen e marrëveshjeve rajonale, i cili tha se CEFTA më shumë e ka dëmtuar Kosovën, derisa vendet e rajonit kanë përfituar.

Krasniqi tha se edhe MSA nuk ka dhënë ndonjë efekt dhe nuk janë mbrojtur prodhimet vendore.

Sipas tij, barriera kryesore për Kosovën është Serbia që vendos barriera tarifore dhe jo tarifore.

“Kemi raste sipas bizneseve që i bojkotojnë produktet e Kosovës në Serbi”, tha Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark