×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Pas lirimit të tre policëve, radha është për shtensionimin e situatës në veri

    Insajderi
    26 June 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas lirimit të tre policëve kosovarë nga Serbia.

    Krasniqi ka thënë se lirimi i tre policëve ka qenë pak i vonuar.

    “Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tone”, është shprehur Krasniqi.

    Tutje Krasniqi ka falendëruar ndërkombtarët të cilët janë angazhuar në këtë proces.

    “Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë process”, tha Krasniqi.

    Mes tjerash Krasniqi ka thënë se tani është radha për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

    “Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark