×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Insajderi: Kryetarët në veri le të punojnë në objekte kryesore komunale, ne i mbështesim

    Insajderi
    26 April 2024 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është mbajtur seanca e parë në objektin kryesore në Komunën e Zubin Potokut.

    Thirrja e kësaj seance është bërë me qëllim që edhe në Zubin Potok, kryetari i komunës ta kryej punën nga objekti kryesor komunal, e jo nga ai alternativ.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për Gazeta Insajderi, se qëllimi është që edhe në Zubin Potok dhe Zveçan, puna të bëhet nga zyret kryesore komunale, e jo nga objektet alternative.

    “Po është mbajtur sot seanca e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. Qëllimi është që sic ka deklaruar edhe kryeministri Kurti, që edhe në Zvecan dhe Zubin Potok, puna edhe e kryetarëve të bëhet nga objektet komunale, e jo nga ato alternative. Ata le të punojnë në objektet kryesore të komunës, ne i mbështesim në këtë”, ka thënë Krasniqi për Insajderi.

    E me të përfunduar seanca ka folur edhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

    Ai tha se ka punë deri në funksionalizimin e objektit komunal.

    Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë. Kemi shumë pune, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do te funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës por në afatin sa ma të shkurt do jem këtu”, ka thënë kryetari Zeqiri pas seancës në Kuvendin Komunal.

    E po ashtu ka folur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Vedat Mehmeti.

    Ai thotë se në seancë nga 19 asambleistë, 11 kanë qenë prezentë.

    “Është thirre seancë urgjente. Për shkak të lajmërimit të shkurtë kohor nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Vedat Mehmeti.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark