×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi, dyshimet janë edhe më të mëdha

    Insajderi
    21 November 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

    Ai ka kërkuar që të dal me informata Ministrja e Drejtësisë lidhur me rastin teksa tha se dyshimet janë të pushteti aktual.

    Sipas tij mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi.

    Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti. Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik“, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark