×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Po vjen era korrupsion dhe keqpërdorim në kurriz të nxënësve dhe prindërve

    Insajderi
    06 April 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmejt një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

    Ai ka thënë se “derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017-18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Vetëvendosje vjet shpenzoi më shumë për më pak nxënës”.

    “Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar sot Krasniqi.

    Ai tha se për këtë arsye partia e tij nxori nismën që rezultoi me themelin të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

    “Prandaj, me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, pardje u themelua komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark