Insajderi
Biznes

Krasniqi premton mbështetje për gratë ndërmarrëse

Insajderi
26 August 2020 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi premton mbështetje për gratë ndërmarrëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti sot në një takim njoftues përfaqësueset e organizatës EcoKosWomen nga Prishtina, me të cilët ka biseduar për planet e bashkëpunimit ndërmjet MTI-së dhe kësaj organizate për vitin 2020-2021 në mbështetje të grave ndërmarrëse të Kosovës.

Krasniqi i njoftoi përfaqësueset e kësaj organizate se në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, është paraparë ndarja e 400 mijë eurove si mbështetje për gratë ndërmarrëse.

Gjithashtu, ai theksoi se mbështetja e grave ndërmarrëse do të kategorizohet në tri nivele varësisht nga numri i punëtorëve, që ato kanë të punësuar apo do të punësojnë në të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe kërkesa e organizatës EcoKosWomen për ulje të TVSH-së në mjete higjienike të dedikuara për gratë. Lidhur me këtë, ministri Krasniqi iu sugjeroi që këtë çështje ta adresojnë në Ministrinë e Financave, Zyrën e Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark