Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.
Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me Kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00.
Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë.
Këto dy miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta krijuar një ekip sa më kompakt për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”, e ku Dardanët U19 janë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.
Për dy miqësoret me Shqipërinë, Krasniqi ka ftuar 22 futbollistë, shumica prej të cilëve janë nga kampionati vendor.
Lista e futbollistëve
Altin Gjokaj FC Besa
Rinor Jahmurataj FC Besa
Altin Mehaj FC Besa
Drin Bajraktari FC Ferizaj
Milot Ajeti SC Gjilani
Blerjon Avdimetaj FC Besa
Orges Mehmeti FC Ferizaj
Uliks Spahiu FC Besa
Arlind Maloku FC Ballkani
Etnik Bruti FC Besa
Rinor Toverlani FC Llapi
Arianit Hasani FC Llapi
Erion Sadriu FC Ferizaj
Ermir Rashica FC Trepça ‘89
Rion Selimi FC Dukagjini
Eridon Maloku FC Drita
Laurence Shala FC Crystal Palace
Donart Lubishtani FC Inter Milan
Gent Rexhepi FC Xamax
Dion Ajvazi Hertha Berlin BSC
Leart Haskaj TSG 1899 Hoffenheim
Andi Kadriu FC Trepça ‘89