Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka ndarë disa foto me mbishkrim ku tregon që sot është takuar me kandidatin për kryetar Prizrenit, Shaqir Totaj në fshatin Ortakoll të këtij qyteti.
Kështu duke i dhënë përkrahje dhe mbështetje për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.
Postimi i plotë:
Sonte në Ortakoll të Prizrenit, me kryetarin në ardhje Shaqir Totaj, bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës për fitoren e madhe të 14 nëntorit, e cila do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Mobilizim i jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit dhe programit të Shaqir Totajt.
Qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.