×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon ambasadorin Kosnett: Bashkërendimi i Kosovës me SHBA-të është i pazëvendësueshëm

    Insajderi
    22 July 2021 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve dhe për rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

    I shoqëruar nga Vlora Çitaku, kreu i PDK ka thënë gjatë takimit me diplomatin amerikan se për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.

    Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.

    Postimi i plotë:

    Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.

    Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.

    Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark