×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë, zbardhen detaje të bisedës

    Insajderi
    10 May 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilën tha se ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

    “Me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke pas për qëllim mbështetjen e nivelit lokal dhe rritjen e demokracisë lokale, përfaqësimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile si dhe qytetarëve në vendimmarrje si dhe përkrahjen e komunave për arritjen e 12 parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Europës për qeverisje të mirë”, ka njoftuar Krasniqi.

    Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Europës dhe se duhet të marrë një përgjigje pozitive në kërkesën e saj për anëtarësim.

    “Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës duhet të përballen me një përgjigje pozitive. Raporti i juristëve eminentë dhe raportet të tjera relevante dëshmojnë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim formal”.

    Kosova ende nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj – një mbledhje ku ishte pritur që të votohej për anëtarësimin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark