×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Krasniqi tregoi vlerat e tij në derbi me Gjilanin – shikoni super-golin që Ismet Munishi e quan mjeshtri

    Insajderi
    28 February 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Krasniqi e shpëtoi nga humbja skuadra e FC Prishtinës në derbin me SC Gjilanin, të dielën (dje) duke shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë.

    Krasniqi në momentin kyç kur duhej të shfaqej për skuadrën e tij, ai u shfaq me një perlë të realizuar nga një distancë e largët për të shënuar gol.

    Numri dhjetë i skuadrës kampione shënoi golin e barazimit 2:2, duke e shpëtuar skuadrëb bardh e kaltër nga humbja.

    Mesfushori Krasniqi ishte ndër më të mirët e ndeshjes duke qenë pjesëmarrës në aksion edhe në golin e parë të Prishtinës, të cilin e shënoi Otto John.

    Endrit Krasniqi, FC Prishtina

    Ky barazim dhe paraqitja ndaj Gjilanit, tregon se shpirti i skuadrës kampione ende ekziston dhe se do të luftojnë deri në fund të kampionatit.

    Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës gjilanase, Ismet Munishi në intervistën për “ArtSport” deklaroi se fajtori kryesor pse skuadra e tij barazoi ishte goli i Endrit Krasniqit.

    “Goli i dytë ishte mjeshtri nga Endrit Krasniqi, me të vërtetë Endriti është një futbollist fantastik, nuk ki çka me shtuar aty. Endriti shënoi një euro-gol”, deklaroi Munishi, transmeton Insporti.com.

    Ylli i Prishtinës, 27-vjeçar, këtë sezon është paraqitur në 15 ndeshje duke shënuar një gol dhe dhuruar tre asiste.

    Prishtina pas 22 xhiro të zhvilluara renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Gjilani në të dytën me 43 sosh. /Insporti.com/

    https://fb.watch/bslsq1nn_7/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark