×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi tregon se çka e pret Kosovën nëse pranon themelimin e “Zajednicës”

    Insajderi
    10 July 2021 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, mes Kosovës e Serbisë.

    I ftuar në “InDoks”, Krasniqi dikur pjesë aktive e grupit të Vetëvendosjes që organizonin protesta, përfshirë edhe ato kundër ‘Zajednicës’, vazhdon ta kundërshtojë këtë marrëveshje.

    Ai thotë se Asociacioni nënkupton ndarjen brenda shtetit, dhe do të ndikonte në mos funksionalizimin e vendit.

    “…Në vetvete Asociacioni është problematik për shkak se Asociacioni është si të thuash njëfarë lloj vazhdimësie e logjikës së krijimit të një entiteti brenda Kosovës, logjikë e vendosur prej Pako së Ahtisarit dhe tash e zhvilluar edhe më tutje, të një ndarje etnike e cila ndarje ndodh brenda shtetit, dhe e defunksionalizojnë shtetin”, ka thënë ai për InDoks.

    Sipas Krasniqit përmes Asociacionit po tentohet që Serbia të përfshihet më thellë në politikbërjen e Kosovës.

    “Nuk është duke u bë si projekt për me largu Serbinë prej Kosovës por qëllimi i tij është për me përfshi hale më shumë Serbinë në politikbërjen në Kosovë. Një qëllim i tillë është instrumentalizues, pra asociacioni si instrument i Serbisë, atëherë kjo nuk mund të prodhojë zgjidhje afat-gjate te qëndrueshme por do ta shtyje krizën deri me një pikë ku prape ka me na u dashtë mas 10-15 vjete prape me negociu me Serbinë”, tha ai.

    I pyetur se a është zhvillim i pashmangshëm Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, Krasniqi është shprehur se po të besonte diçka të tillë nuk do t’i futej politikës.

    “Unë nuk besoj në zhvillime të pashmangshme në politik, përndryshe nuk kisha angazhu fare në politik unë mendoj që në politik ka gjëra, ka gjëra që nuk varen prej neve mirëpo gjatë gjithë kohës ka mundësi për subjektivitet, ka mundësi për me i shty përpara planet dhe qëndrimet e tua. Në këtë kontekst, për neve do të ishte e pranueshme dhe mendojmë që do të ishte zgjidhje vetëm një marrëveshje e cila rezultat ka njohjen e subjektivitetit të Kosovës nga ana e Serbisë – pra një shkëputje përfundimtare prej Serbisë, jo që nuk jem të shkëputur fizikisht, por edhe si ambicie nga ana e Serbisë”, deklaroi Krasniqi për InDoks.

    Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark