Insajderi
Lajme

Krasniqi uron deputetët për legjislaturën e dhjetë: Kërkohet qasje e unifikuar në fazën finale të procesit në Hagë

Insajderi
11 February 2026 - 19:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi uron deputetët për legjislaturën e dhjetë: Kërkohet qasje e unifikuar në fazën finale të procesit në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar deputetët pas konstituimit të Kuvendit dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit institucional në këtë periudhë sfidash.

Në një postim, Krasniqi uroi të gjithë deputetët, e veçanërisht ata të PDK-së:

“Sot, u konstituua legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të gjithë deputetëve të zgjedhur ju uroj punë të mbarë dhe kurajo për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Në veçanti, deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ju uroj që ta përfaqësojnë me dinjitet besimin e qytetarëve, të jenë zë i fuqishëm i interesit shtetëror dhe gardianë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

Në këtë kohë sfidash, përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë, është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Kosova është më e fortë kur institucionet e saj veprojnë me maturi, unitet dhe përgjegjësi. Suksese në këtë mandat të ri, për Kosovën, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë euroatlantike,” shkruan Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark