×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

    Insajderi
    24 April 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Hashim Thaçi.

    Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se “dielli do të lindë përsëri”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Thaçi sot feston ditëlindjen e 56-të.

    Ai ndodhet në Hagë në bankën e të akuzuarve si ish-kreu i UÇK’së, nën akuza për krime lufte. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark