×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi viziton Gucatin: Hysi sot reflektonte forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve tjerë në Hagë

    Insajderi
    18 October 2023 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar të porsaliruarin nga Haga, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin.

    Krasniqi u shpreh përmes një postimi në Facebook, se Gucati është krenar për të kaluarën e lavdishme dhe optimist për të ardhmen, ndërsa shtoi se “Hysi sot reflektonte edhe forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në Hagë”.

    “Me shpresën që drejtësia do të triumfojë edhe në betejën e fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj që edhe ata të kthehen sa më parë në mesin tonë”, shkroi kreu i PDK-së, Hysni Gucati.

    Krasniqi ishte i shoqëruar nga zyrtarë të PDK-së dhe nga i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark