×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi viziton Nasim Haradinajn, pas lirimit nga Haga

    Insajderi
    15 December 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar Nasim Haradinaj i cili u lirua dje nga burgu i Hagës.

    “Bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë. Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    “U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga”, është shprehur tutje Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark