Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se mund ta marrë me mend pse PDK-ja po e sulmon NISMA-n, pasi sipas tij NISMA po i merr njerëz PDK-së, por që nuk e kupton pse po sulmohen nga VV-ja.
“S’kam qenë në takimin e Gllogjanit, kam informacione por ma shumë informacione kanë ata që kanë qenë. Një gjë po dua ta them, sulmi ndaj NISMA nga ana e Vetëvendosjes është shumë i paarsyeshëm, sepse na jemi përpjekë që përkundër krejt dallimeve, me i gjetë pikat qe na bashkojnë, e pikat që bashkuan opozitën unë mendoj se nuk asht dashtë me qene veç 2 marrëveshjet, por edhe keqqeverisja. Mendoj se nuk ka pase sinqeritet mes opozites, e VV nuk ka qene tolerante”, tha nder tjera Krasniqi kur u fole per “opoziten e bashkueme”, ka thënë Krasniqi.
Duke folur rreth protestës së 14 majit, Krasniqi theksoj protestat po ndodhin nga keqqeverisja, e jo pse kanë vullnet Nisma apo AAK.
“Padyshim që ky nuk është vullneti as i NISMA-s e as i Aleancës, e i atyre qytetareve qe kane me dale, por këto protesta i shkakton keqqeverisja. Pozita nuk po e sheh realitetin me sy, se po ta shihte kishte me reflektu”, tha Krasniqi në Rrokum Roll.
Përpos dy kauzave të ditura të opozitës, Krasniqi tha se qytetarët kanë edhe arsye tjera për të protestuar si moszhvillimi ekonomik, keqqeverisja e vendit, arsimi, papunësia, sistemi i korruptuar i Qeverisë dhe gjyqësisë, etj, që sipas tij, janë arsye shtesë pse duhet të protestohet.
“Opozita i ka 80 numra dhe për këtë nuk donë me ndi për ankesat e opozitës, të cilat janë shumë të ndjeshme”, tha ai.
Krasniqi vlerësoi se Demarkacioni me Malin e Zi si kriter për liberalizim, duke u bazuar në këmbënguljet e qeveritarëve për ta ratifikuar, kjo marrëveshje në Kuvend, është veç një lojë e qeveritarëve për ta kaluar sa më shpejt çështjen e Demarkacionit./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=WbqsDhGOJR0