Insajderi
Lajme

“Krejt çizmet e mia i kam marr me vete”, Latifi siguron se mandatin do ta çojë deri në fund

Insajderi
28 April 2022 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Krejt çizmet e mia i kam marr me vete”, Latifi siguron se mandatin do ta çojë deri në fund
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është kundërpërgjigjur gjithë atyre të cilët kanë besuar se ky i fundit nuk mund të qëndrojë gjatë këtu.

Mirëpo, Latifi ka thënë se tre deri në pesë muaj ka qenë kriza e parë, për të cilën theksoi duke ironizuar se i mbijetoi.

“Unë i bëra 5 muaj e gjysmë si ministër, i shpëtova kësaj krize dhe i kam marr të gjitha çizmet e mia këtu”, tha Latifi duke ua bërë të qartë të gjithëve se deri në fund të mandatit do të jetë ministër, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai ka folur edhe për infrastrukturën spitalore të cilat janë nisur e nuk kanë përfunduar.

“Qysh mundet një spital me u nis dhe me mbet në gjysmë, unë nuk e kam të qartë këtë”, tha Latifi.

Këto komente ministri i ka bërë gjatë tryezës së sotme me lidershipin shëndetësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark