×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kremlini: Mund të pushtojmë qytete të mëdha, viktimat të pashmangshme

    Insajderi
    14 March 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe bombardimet në qendra e mëdha të banuara përfshirë Kievin. Por në deklaratën për “Rosija 24 TV”, Dmitri Peskov shtoi se lufta për të marrë kontrollin e qyteteve të mëdha do të çonte në mënyrë të pashmangshme drejt një numri të lartë viktimash civile.

    “Ndërsa garanton sigurinë maksimale për popullsinë paqësore, Ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk përjashton mundësinë e marrjes nën kontroll të qendrave të mëdha te banuara me përjashtim të zonave që përdoren për evakuimet humanitare”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

    Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe BE po e shtynin Moskën drejt mësymjes së qyteteve kryesore për t’i ngarkuar përgjegjësinë e vrasjes së civilëve. Peskov thotë se nuk ka datë për fundin e operacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark