Kremlini ka kritikuar videon e fundit të hedhur në Instagram nga Donald Trump gjatë fushatës së tij presidenciale, e cila sipas tyre është “demonizimin” ndaj Rusisë.
Videoja e postuar në Instagram nga Trump, nënkupton se Hillary Clinton nuk është në gjendje të merret me kundërshtarët më të vështira të Amerikës, të cilën ajo paraqet si ISIS dhe Rusisë së Vladimir Putinit.
Video shfaq presidentin rus, Vladimir Putin teksa hedh një njeri për tokë në një ndeshje të Xhudos dhe një ushtar të ISIS-it që kërcënon përmes një armë në kamerë.
“Unë e pashë atë video. Unë nuk e di me siguri nëse [Presidenti] Vladimir Putin e pa atë. [Por] qëndrimi ynë është negativ”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një telekonferencë me gazetarët, njofton Reuters.
Trump është në avantazh për nominim të garës presidenciale nga Republikanët, dhe tani ai ka filluar fushatën ndaj Clintonit. /Insajderi.com