Komuna e Hanit të Elezit, ka publikuar rezultatet për përfitues të bursave për studentët e kësaj komunë. Në thirrjen e hapur nga Drejtoria e Arsimit përfituan 40 studentë. E në mesin e tyre është edhe djali i kryetarit, Elbasan Ballazi, ai ka dal i 27-ti në listë, shkruan Insajderi.
Gazeta Insajderi
Drejtoria e Arsimit në fund të shkurtit kishte shpallur “Thirrje Publike për Ndarjen e Bursave për student të Komunës së Han të Elezit”.
Studentë të shumtë kishin aplikuar në shpresë për marrjen e një bursë. Por, në rezultatet e publikuara para tre ditë me 27.04.2024 del se kanë përfituar 40 studentë.
Në mesin e tyre është edhe djali i Mehmet Ballazhit, kryetarit të Komunës së Han Elezit.
Elbasan Ballazhi ka dal i 27-ti në listën e përfitueseve.
Djali i kryetarit shihet që edhe viziton në zyre babain e ti, madje shprehet krenarë me të.