×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kreshnik Uka shpallet për herë të tretë “Ylli i Javës” në BKT Superligë

    Insajderi
    11 March 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

    “YLLI I JAVËS” për xhiron e 24-t në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka.

    Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

    Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

    Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3.

    Pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë.

    Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajqinovci, IT në BKT

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark