×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kreu i ekzekutivit takohet me ministrin e Jashtëm grek

    Insajderi
    20 December 2022 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

    Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë drekë është biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

    Kurti me Dendias ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës “dhe aspiratat për integrimin e mëtutjeshëm në organizatat ndërkombëtare”.

    “Po ashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

    U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

    Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

    Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark