Insajderi
Botë

Kreu i gjyqësorit të Iranit zotohet për gjyqe të shpejta ndaj të arrestuarve

Insajderi
14 January 2026 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kreu i gjyqësorit të Iranit zotohet për gjyqe të shpejta ndaj të arrestuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i gjyqësorit të Iranit sinjalizoi të mërkurën se do të ketë gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për ata që janë ndaluar gjatë protestave mbarëkombëtare, pavarësisht paralajmërimit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Shefi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni-Ejei, e bëri këtë koment në një video të shpërndarë online nga televizioni shtetëror iranian, sipas Associated Press (AP).

Mohseni-Ejei tha “Nëse duam të bëjmë një punë, duhet ta bëjmë tani. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt.”

Ai shtoi “nëse vonohet, dy muaj, tre muaj më vonë, nuk ka të njëjtin efekt”

Komentet e tij përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Trumpit, i cili paralajmëroi Iranin për ekzekutimet.

“Nëse ata bëjnë një gjë të tillë, ne do të ndërmarrim veprime shumë të forta”, deklaroi Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark