Insajderi
Botë

Kreu i komitetit parlamentar të Ukrainës: Rusia mban peng 26 gazetarë ukrainas

Insajderi
23 January 2024 - 16:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kreu i komitetit parlamentar të Ukrainës: Rusia mban peng 26 gazetarë ukrainas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i komitetit parlamentar të Ukrainës për lirinë e fjalës, Jaroslav Yurchyshyn, thotë se zyra e tij ka mbajtur një takim me ‘Reporterët pa Kufij’ për të planifikuar një fushatë publike ndërkombëtare për “gazetarët e kapur”.

“Aktualisht, ne njohim 26 persona të medias të kapur nga rusët… Kjo është një sfidë e madhe për komitetin tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e kolegëve tanë nga jashtë dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për të çliruar popullin tonë,” ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka përmendur disa nga emrat e gazetarëve, duke përfshirë Viktoria Roshchyna – një gazetare e Pravda-s ukrainase e cila u zhduk më 3 gusht 2023, ndërsa raportonte nga territori ukrainas i kontrolluar nga Rusia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark