×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kreu i ushtrisë belge: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë shtetet baltike dhe Moldavinë

    Insajderi
    20 December 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas Ukrainës, objektivat e radhës të Vladimir Putinit mund të jenë Moldavia dhe shtetet baltike, ka paralajmëruar kreu i forcave të armatosura belge, Michel Hoffmann.

    “Rusia ka treguar tashmë vullnetin për të sulmuar një fqinj,” tha Hoffmann për rrjetin belg të lajmeve VRT duke vizituar ushtarët belgë që janë vendosur në Rumani.

    Dhe megjithëse Putin së fundmi e quajti komentin e Biden për Rusinë që planifikon të sulmojë një vend të NATO-s “pakuptim”, sipas Hoffman, gjuha e presidentit rus “është gjithmonë e paqartë.

    Ai shtoi se “Europa duhet të përgatitet urgjentisht dhe ta bëjë të qartë se mund të mbrojë veten” dhe “se do të luftojë kundër nëse është e nevojshme”.

    Hoffman paralajmëroi se “Rusia është kthyer në industrinë e luftës” dhe megjithëse forcat e Putinit duken të dobësuara nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, kjo dobësi është “e përkohshme” dhe nëse Moska fiton luftën “në një moment ajo do të ringjallë makinerinë e saj të luftës dhe do të rigrupojë forcat e saj të armatosura”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark