×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e shqetësoi pasi u nda me të, gjykata në Gjakovë merr vendim për të dyshuarin

    Insajderi
    28 November 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, atë të dhunimit dhe ngacmimit.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”.

    Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale, ”Dhunimi” dhe “Ngacmimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale”, thuhet në njoftim.

    I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark