×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Krijohet aleanca e parë në ‘BBV’/ Kush janë dy banorët që i bënë ‘premtim’ njëri-tjetrit?

    Insajderi
    13 March 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhe aleanca e parë në ‘Big Brother VIP Albania’ sapo u krijua. Sot, Armaldo dhe Dea i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë aleatë në lojë. Gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë, dyshja la të kuptohej se sinjalet i kanë marrë me kohë.

    Duke e bërë bisedën e hapur, Dea u shpreh se sinjalin për të bashkëpunuar në lojë ia ka dhënë që në momentin kur e shpëtoi nga nominimi.

    Armaldo: Nuk po flasim për nominime po për qëndrime, për idera për mënyrën e lojës. Dea mua nuk më intereson ti në këtë fazë loje. Për mua nuk ka rëndësi se kush është finalist nga ne të dy, se ne e kemi marrë, atë që kemi dashur. Qëllimi është që të shkojmë në finale, të paktën unë, të shkojmë ne që kemi qënë që nga dita e parë.

    Dea: Unë kam frikë nga ty, se sa herë ke bërë këtë diskutim me njeri, ke ndërruar mendje. Apo jo?about:blank

    Armaldo: Më duket sikur këtë buzëqeshje po ma bën me mosbesim.

    Dea: Unë ta kam dhënë sinjalin, që kur të shpëtova te zinxhiri.

    Armaldo: Unë e kam marrë sinjalin, po duke folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, mund të kemi pasur ndonjë keqkuptim. Kjo është ideja, dhe të mbajmë njëri tjetrin në debat. Mos e kam gabim, ka të bëjë me nominim.

    Dea: Jo ke të drejtë, aleancat lejohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark