Insajderi
Biznes

Krijuesit e Fortnite kanë blerë aplikacionin Houseparty

Insajderi
12 June 2019 - 23:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aplikacionin për video komunikim Hoseparty, është blerë nga Epic Game, që janë krijuesit e Fortnite, për ta zgjeruar avancimin e kësaj loje.

Kohëve të fundit, Hoseparty mundësonte më mirë zhvillimin e sistemit të lojës, me më shumë kontakt mes përdoruesve dhe ndarje ekrani, për pamje më të mirë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk janë treguar detajet e planeve, thuhet se do të përdoret për ta bërë lojën sa më argëtuese. Që kur është lansuar, Hoseparty ishte një aplikacion shumë i kërkuar, derisa nuk iu tejkalua popullariteti nga Periscope.

Aplikacioni që mundëson kontaktin me tetë persona, nuk është më i veçanti në botë, mirëpo ishte shumë i kërkuar nga përdoruesit e rinjë.

House party që është shkarkuar 35 milionë herë, që kur u lansua në iOS dhe Android, pritet të sjellë ndryshime të shumta në Fortnite, që vazhdon të jetë një video lojë shumë famshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark