Insajderi
Lajme

Krim brenda familjes kosovare në Florida – Burrë e grua u gjetën të vrarë në apartament

Insajderi
28 November 2024 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krim brenda familjes kosovare në Florida – Burrë e grua u gjetën të vrarë në apartament
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje kosovare në Florida, SHBA, mbrëmjen e 27 nëntorit, ku burrë dhe grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri. Rrethanat dhe shkaqet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan Insajderi.

Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Sipas burimeve të Sinjalit viktima e rastit është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij – të cilët u gjetën të vrarë në një apartament luksoz.

Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar.

Raportohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark