Insajderi
Botë

Krim i rëndë në Teksas, raportohet se nëna vrau tre fëmijë të saj, dy i plagosi

Insajderi
04 March 2023 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krim i rëndë në Teksas, raportohet se nëna vrau tre fëmijë të saj, dy i plagosi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre fëmijë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shtëpi në Teksas të Shteteve të bashkuara, sipas medieve lokale.

Televizioni KTVT-TV raportoi se ekipet emergjente u përgjigjën në një thirrje për të shkuar në Italy të Teksasit rreth orës 16 sipas kohës lokale të premten, ndërsa dy persona janë dërguar në spital me helikopter.

Një televizion tjetër raportoi se një grua është në ndalim policor pas një sulmi me therje në një shtëpi në distriktin Ellis.

Televizioni WFAA-TV raportoi se gruaja e ndaluar është nëna e pesë fëmijëve, të cilët ishin viktima të sulmit.

Raportohet se Shërbimet Mbrojtëse të Fëmijëve e kanë vizituar shtëpinë dhe më pas e raportuan rastin te policia lokale.

Zyra e policisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark