×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – Policia kërkon ndihmë për kapjen e ‘Cucit’ dhe shokut të tij

    Insajderi
    27 March 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina,  kërkohen për veprën “vrasje në tentativë” që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

    Policia apelon qytetarët që nesë kanë informata rreth vendndodhjes së tyre ta njoftojnë policinë.

    Të dy këta lidhen me rastin tragjik të ditës së djeshme ku dy persona humbën jetën.

    Në vendngjarje i vdekur mbeti Egzon Haziri, derisa plumbat jetën ia morën edhe 48 vjecares, Zejnie Gashi.

    Insajderi ka raportuar gjatë ditës për mënyrën se si nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar

    Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

    Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina,  kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar,  na kontaktoni direkt në:

    E-mail: [email protected]

    Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/

    Android #app: Lajmero Policine

    Tel: 192

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark