
Pas raportimeve të shumta në media lidhur me plagosjen e Pajtim Gashit, ka reaguar familja e tij e njohur si “Capat”.
Në reagimin e tyre thuhet se plagosja nuk ka ardhur si pasojë e asnjë konflikti të mëhershëm mes dy palëve, shkruan Insajderi.
Tutje, familja Gashi kërkon të mos njosollet emri i familjes së tyre me kriminel që siç thuhet në reagim ‘tentuan ta njollosin reputacionin e familjes’.
Injsaderi raportoi më herët se i dyshuari për këtë sulm është Shumbim Sekiraqa, djali i Sali Sekiraqës.
Reagimi i plotë i dëguar mediave:
Te nderuar media,
Ne emer te familjes Gashi-CAPAT dhe ne emrin personal te Zt.Bejtush Gashi ju kerkojme qe te ndaloni publikimet rreth lajmeve te rastit te sotem i cili ka tronditur familjen tone. Me publikimin e lajmeve te vazhdushme jeni duke renduar gjendjen tone emociale dhe kete moment te rende te cilin e kaluam si pasoje e nje sulmi – tentim vrasje ndaj pjestarit te familjes Gashi ne vendin e punes , ku si nje familje e ndershme, gjithmone jemi munduar ti sherbejme ndershem shtetit-duke punesuar dhe mbajtur qindra familje, dhe duke paguar qindra taksa shetit tone .
Ky sulm ndaj familjes tonë ka ardhur pa asnje arsye dhe asnje konflikt te mehershem!
Po ashtu marr parasysh se jemi nje familje e respektuar e kryeqytetit dhe nje familje biznesmenesh te sukseshem ju lutem te mos na njollosni me kriminelet te ciles tentuan ta njollosin reputacionin tone dhe te lendojne nje antare te familjes vetem per te qenë pjese e shkrimeve te mediave sikurske ju. Andaj deshirojme te ju njoftojme se antari i familjes tone eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe presim nje reagim te shpejt nga ana e institucioneve te sigurise qe pergjegjesit te sillen para drejtesis dhe te marrin denimin e merituar.