×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që dyshohet se plagosi Gashin, Insajderi zbulon se çka deklaroi ai në polici

    Insajderi
    04 March 2024 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zbuluar detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë ku një person mbeti i plagurur me armë zjarri.

    Insajderi gjatë ditës informoi lexuesit se personi i plagosur ishte Pajtim Gashi. Ndërsa tani burimet e mediumit kanë bërë me dije se njëri nga personat e dyshuar është Shumbim Sekiraça.

    Insjaderi mëson se pasi policia ka shikuar vendin e ngjarjes, incizimin dhe provat e tjera që ka siguruar, ka ardhur në përfundim se i dyshuari është 20 vjeçari Shkumbim Sekiraça.

    Sipas burimeve të Insajderit deri tek ky incident ka ardhur për një kontest që përfshihet një shumë e madhe e parave.

    I plagosuri Pajtim Gashi, gjatë trajtimin në QKUK, është intervistuar nga Njësia e Krimeve Regjionale, por ai nuk ka pranuar që të identifikoi asnjë person.

    Ai gjatë intervistës ka thënë se nuk e njeh asnjërin nga sulmuesit.

    Derisa i njëjti është liruar policia po vazhdon hetimet në sigurimin e provave për të arrestuar të dyshuarit e përfshirë.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark