×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, Insajderi sjell pamje ekzkluzive

    Insajderi
    04 March 2024 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm janë dëgjuar të shtëna armësh në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

    Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Gazeta Insajderi, shihen teksa tre persona grushtohen me njëri tjetri,  ku më pas njëri nga ta gjuan me armë duke e lënë një person të plagosur.

    Të njëjtit largohen nga vendi i ngjarjes me dy vetura. Insajderi mëson se emri i personit të plagosur është Pajtim Gashi.

    Policia e ka konfirmuar plagosjen, ndërsa për të arratisurit ende nuk dihet asgjë.

    Zëdhënëjsa e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeri ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

    “Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti. /GazetInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark