×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kriset marrëdhënia e Romeo Veshaj dhe Heidi Baçit, aktori Jul Deda “mollë sherri”

    Insajderi
    24 April 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin.

    “Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “funn” me mua”– i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.

    Banorja i tha aktorit që ti kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?”, ndërsa Heidi shpërthen në të qeshura.

    Pjesë nga debati:

    Heidi: Nuk po bëj lojë

    Romeo: Ku u preke moj shpirtë?

    Heidi: Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua

    Romeo: Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty!

    Heidi: Unë u mërzita

    Romeo: E kuptoj

    Heidi: Jo se kupton fare

    Romeo: Të zihem unë me ty për Julin?

    Heidi: Thuaj më fal

    Romeo: Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?

    Heidi: Çfarë bërë? Tani unë e kam fajin?

    Romeo: Jo se ke ti fajin….

    Heidi: Po unë u mërzita

    Romeo: U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?

    Heidi vazhdon të qeshë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark