×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Krist Dragot zbulon kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën: U takuam pas javës së parë të njohjes dhe bëmë…

    Insajderi
    05 September 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-banori i Big Borther VIP, Krist Dragot ka hapur zemrën dhe ka folur për të dashurën e tij të re.

    Pak ditë më parë ai zbuloi se është në një lidhje, por nuk dha asnjë detaje. Ndërsa sot teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ai tregoi se vajza që ia ka marrë zemrën është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.

    “U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes.

    Kristi pohoi se ka afirmimin e plotë të Robertit për këtë marrëdhënie, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se dashuria mund ta çojë edhe në Angli, aty ku studion e dashura e tij e re.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark