×
  • Showbiz
  • Show

    Kristi komenton ndarjen nga Keisi: Lorenci po më provokonte shumë

    Insajderi
    17 May 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mënyra se si e ka menaxhuar Kristi Aliaj ndarjen nga Keisi Medinin, është vlerësuar edhe në emisionin “Wake Up” nga Blendi Salaj, Enxhi Nasufi e Neada Muçaj.

    Ish-banori i ‘Big Brother VIP 2’e kaloi me sportivitet këtë ndarje, nuk ka bërë drama dhe nuk e ka lejuar veten të mërzitet për këtë gjë, sepse do të ishte diçka që banorët e tjerë do ta përdornin dhe do e sulmonin.

    Ai shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat. Gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur brenda shtëpisë, pasi që nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.

    (Foto: Top Channel/BBVA2)

    “Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija”.

    “Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë. Lorenci po më provokonte shumë”.

    “E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam pasur shumë durim”, citon Top Channel fjalët e Kristit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark