×
  • Sport
  • Sport

    Kristjan Asllani bëhet futbollisti i parë i Shqipërisë që kualifikohet finalen e Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    16 May 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

    “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.

    Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

    Ky sukses i Interit është edhe më i veçantë për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllanin.

    21-vjeçari i lindur në Elbasan është bërë futbollisti i parë i Shqipërisë që arrin deri në finale të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

    Asllani është pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 kur u transferua nga Empoli.

    Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.

    Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark