×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kritikat ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, Trump gjobitet me 9 mijë dollarë dhe paralajmërohet me burgosje

    Insajderi
    30 April 2024 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatësi që kryesonte gjyqin e Donald Trump në Nju Jork e gjobiti ish-presidentin me 9000 dollarë për shpërfillje të gjykatës dhe kërcënoi se do ta “burgoste” për shkeljen e një urdhri që e ndalonte të bënte deklarata kundër dëshmitarëve dhe jurisë.

    Është paralajmëruar se Gjykata nuk do të tolerojë shkelje të vazhdueshme të qëllimshme të urdhrave dhe nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme, do ta dënojë atë me burg“, tha gjykatësi Juan Merchan në një vendim me shkrim.

    Gjykatësi e shpalli vendimin e tij para Trump në fillim të seancës së sotme. Ai e gjobiti atë me 1000 dollarë për çdo shkelje (nëntë gjithsej) të urdhrit të tij.

    Përpara se të fillonte gjyqi, gjykatësi e ndaloi Trump të sulmonte verbalisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë, siç bën rregullisht përmes postimeve në rrjetin Truth Social.

    Që nga dita e parë e gjyqit, më 15 prill, prokurorët kërkuan të ndëshkonin Trump për deklaratat e tij kundër Daniels dhe ish-avokatit të tij, Michael Cohen, i cili është bërë armiku i tij i betuar dhe është një dëshmitar kryesor i prokurorisë në këtë rast. Merchan gjithashtu urdhëroi Trump të fshinte postimet nga Truth Social.

    Ish-presidenti është në gjyq për falsifikimin e dokumenteve financiare për të fshehur paratë që kishte paguar për të mbajtur të fshehtë një skandal seksual me ish-pornostaren Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. /a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark