Kritikat për analizën reagon Mehmet Kraja: Lexojeni të plotë! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kritikat për analizën reagon Mehmet Kraja: Lexojeni të plotë!

    Insajderi
    22 December 2022 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i i Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja ka reaguar ndaj kritikave që iu dhanë për shkak të një analize të publikuar në web-faqen e ASHAK-së me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

    Kraja ka deklaruar se analiza i është shtrembëruar teksa akuzoi portalet për fushata kundër tij, shkruan Insajderi.

    “Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Kraja.

    Kryeakademiku ka bërë thirrje që të lexohet e plotë analiza.

    “Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark