×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Anëtari i PSD’së: ASHAK paska shkruar si dega e VV’së në Kaçanik

    Insajderi
    22 December 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka deklaruar se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ka shkruar si të ishte dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, shkruan Insajderi.

    “Si aktivist i VV-se atëherë, e mbaj mend ASHAK edhe në vitin 2006. Mezi pranonin me u taku. Shihe tash fatvane sa të dihet. Qysh paskan dite me shkru sikur dega e VV-se n’Kacanik”, ka shkruar Hyseni i PSD-së.

    Sipas tij ASHAK është një shpi e pleqve që paguhen për me e shitë pishmanin.

    “Një vajtim për privilegjet e humbura ky. Gjithë m’jane dukur lazdrana këta qe tregojnë qysh ASHAK e UP duhet te mbyllen për me u ba ferma t’pulave”, ironizon Hyseni.

    Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

    ASHAK eshte nje relikt i soc-realizmit ku ka vec ngrysje e hatermbetje te akademikeve per vulgun qe nuk po ia din vleren shkences e kultures. Nese kjo eshte e vertete, ASHAK eshte pjesa integrale e rendit te gjerave. Ekzistenca e tyne mbeshtetet fort te gjendja e “mjere” t’cilen keta duhet me e vajtu.

    ASHAK permes cdo hapi qe e ben perkujdeset me na e kujtu se eshte nje themel jugosllav. Jo se e mbron Jugollavine, por sepse e kane ruajtur aq fort raportin e pushtetit me dijen. Nuk eshte metoda dhe kerkimi qe na e sjell rezultatin; eshte rezultati i ditur paraprakisht qe e puneson metoden per t’i dhene vule akademike qendrimeve t’Partise. Ketu vec prove vertetesie s’ka. Ky eshte momenti kur pushteti i majte i jep fund dialektikes, metodes t’vet.

    Jemi ne dekaden e katert, e dogma e mbyllur vazhdon, here e pergjumur her e percartur. Si aktivist i VV-se atehere, e mbaj mend ASHAK edhe ne vitin 2006. Mezi pranonin me u taku. Shihe tash fatvane sa t’e dihet. Qysh paskan dite me shkru sikur dega e VV-se n’Kacanik.

    Mbase ka ardhe koha me fole per nje kuptim te ri per nocionet “titist” e “jugosllav”. Titist nuk eshte i biri, e bija e dikujt prej asaj kohe, edhe pse mundet me qene shume lehte. Eshte dikush qe don sukses ose pushtet per veti, por ketu nuk kryhet. Mbi te gjitha eshte rruga qe ke zgjedhur drejt suksesit. Permes pushtetit, tu i vallezu e tu i ba ojna. Puthadore dhe oportunist, titizmi eshte marredhenie me pushtetin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark