×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Memorandumi pa autorë i ASHAK akuzon Hashim Thaçin: Brendësoi idenë serbe të ndarjes së Kosovës

    Insajderi
    21 December 2022 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ka publikuar sot një analizë të saj me titullin “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ku ndër të tjera e ka kritikuar ashpër Shqipërinë dhe Edi Ramën, është marrë me Hashim Thaçin dhe tema të tjera.

    Për më tepër, kjo analizë që nuk ka autor, është shpërndarë nga akademik Mehmet Kraja.

    Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. Aty akuzohet Thaçi se e “brendësoi” idenë serbe të ndarjes së Kosovës, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.

    “Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve” – shkruan AShAK-u.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark