Neymar ishte një nga protagonistët kryesorë të PSG në triumfin e parisienëve 2-6 në miqësoren ndaj japonezëve të Gamba Osaka. Brazliani shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Messin, megjithatë performanca e tij u zbeh disi nga një simulim në zonë në pjesën e parë të lojës.
Sulmuesi, ia doli me “mjeshtëri” të mashtronte arbitrin teksa fitoi 11-metërshin edhe pse nuk kishte asnjë kontakt me kundërshtarin. Tashmë, video e 30-vjeçarit është përhapur kudo në rrjetet sociale dhe pjesa më e madhe kanë nisur sërish kritikat ndaj Neymar.
Në fakt, Neymar ka qenë gjithnjë në fokusin e tifozëve në të tilla episode pasi nuk është hera e parë që akuzohet si një lojtar që simulon shumë dhe përdor “hile” për përfituar në mënyrë të padrejtë ndaj kundërshtarëve.