×
  • Showbiz
  • Show

    Kritikohet Kim Kardashian, udhëtoi pesë herë brenda një dite me aeroplanin e saj privat

    Insajderi
    17 March 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kim Kardashian është akuzuar për ‘eko-terrorizëm’ pasi kreu më shumë se 30 fluturime nga 1 janari me aeroplanin e saj privat, duke përfshirë pesë fluturime brenda një dite.

    Pavarësisht kritikave të shumta ndaj personaliteteve të famshme për përdorimin e vazhdueshëm të aeroplanëve privatë, miliarderja e familjes Kardashian duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të minimizuar këtë në vitin 2024, shkruan DailyMail.

    Bazuar në statistikat e gjurmimeve në Instagram, në fluturime u shpenzuan mbi 13 mijë litra karburant deri më sot dhe kanë lëshuar 425 ton emetim të dioksidit të karbonit.

    Foto: Kim Kardashian / Instagram

    Është ekuivalenti i energjisë së përdorur nga 55 shtëpi në një vit, ose përdorimi i energjisë elektrike i 83 shtëpive për një vit, sipas matjeve kompetente.

    Miliarderja e bleu aeroplanin në vitin 2022 për 95 milionë dollarë dhe siç raportohet bëri disa modifikime me porosi duke rritur vlerën e raportuar në 150 milionë dollarë.

    I quajtur “Kim Air”, aeroplanin të cilin e bleu Kim Kardashian e bëri për herë të parë publike gjatë një episodi të serisë “The Kardashians”.

    Aeroplani shumë milionë dollarësh fluturoi pesë herë më 12 shkurt, një ditë pas finales së Super Bowl dhe duket se ka transportuar miqtë e saj të famshëm përfshirë Justin dhe Hailbey Bieber.

    Udhëtimi i parë ishte nga Las Vegas në Van Nuys dhe anasjelltas. Më pas fluturoi nga Las Vegas në Camarillo, Kaliforni.

    Pas Kalifornisë, udhëtoi në Phoenix të Arizona-s – një orë fluturim – për t’u kthyer në Camarillo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark