Insajderi
Biznes

Kriza me të ardhurat, disa shërbime të Twitter mund të bëhen me pagesë

Insajderi
27 July 2020 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kriza me të ardhurat, disa shërbime të Twitter mund të bëhen me pagesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për shkak të rënies së të ardhurave, Twitter po mendon të zbulojë një mënyrë të re për të fituar para, dhe një prej tyre mund të jetë mundësia e parapagimit për disa pjesë të shërbimit të rrjetit të famshëm social.

Më saktë, Twitter në tremujorin e dytë të këtij viti, të ardhurat nga reklamat ranë me një çerek në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 562 milionë dollarë, transmeton Insajderi.org

Përkundër rritjes në numrin e përdoruesve gjatë pandemisë, humbja operative e kompanisë arriti në 142 milionë dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey u tha investitorëve se do të krijojë “teste dhe pako abonimi” këtë vit, por vuri në dukje se standardet për pagesa për disa pjesë të shërbimit do të jenë mjaft të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark