×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kriza e thellë në Venezuelë që po shkakton uri tek banorët

    Insajderi
    24 May 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo shumë kohë më parë, sa herë që Gonzales shkonte në mishtore, ai blinte mish të mirë për vete dhe një pjesë mishi të mushkërive të lopës, të quajtura ‘bofe’, të cilat i copëtonte dhe i jepte qenit të tij.

    “Tani ‘bofe’ është ajo çfarë unë ha, atëherë kur kam mundësi që ta blejë,” thotë 55 vjeçari.

    Derisa vazhdon mungesa e ushqimeve bazike në Venezuelë, banorët janë detyruar që të ndërrojnë dietën e tyre dhe të hanë thuajse çfarë të gjejnë.

    Dhe ajo se çfarë hanë në fakt nuk është gjithherë e shëndetshme.

    Qumështi, mishi e të tjera burime të proteinës nuk janë lehtë të gjenden dhe me çmime të lira. Në vend të kësaj, ata po hanë ushqime që u largojnë atyre ndjenjën e urisë.

    Një studim i bërë publik javën e kaluar i bërë nga tri universitete më të mëdha në këtë vend, ka gjetur se 12 për qind e të anketuarve nuk janë dukë u ushqyer më pak se tre herë në ditë, shkruan The Guardian.

    “Dhe ata që hanë tre herë në ditë, kanë parë përkeqësim të kualitetit të dietave të tyre,” thotë Marianella Herrera-Cuenca, nga një organizatë që merret me promovimin e vlerave ushqyese.

    Fëmijët dhe të moshuarit e kanë më vështirë.  Sipas të njëjtit studim, thuhet se 30 për qind e fëmijëve ushqehen keq dhe mungesat në shkolla janë në rritur.

    Paula Arciniegras, 19 vjeçare, thotë se shqetësohet për zhvillimin e vajzës së saj dy vjeçare sepse ajo s’mund të gjejë qumësht.

    Në ndërkohë, Qeveria dhe përkrahësit e saj thonë se e gjitha kjo është pjesë e nje destabizlimi të përkrahur nga krahu i djathtë në opozitë dhe nga interesat e huaja të cilat dëshirojnë të largojnë nga pushteti socialistin Maduro.

    Për të dalë nga kjo krizë, Maduro ka kërkuar nga venezuelasit të mbjellin dhe të rrisin pula në shtëpitë e tyre.

    Por, më shumë se 80 për qind e venezuelasve jetojnë në qytet.

    Për shkak të thatësirave, Venezuela është duke u përballur me ndërprje të gjata të energjise elektrike.  Në fakt, vetëm dy ditë në javë punohet në sektorin publik.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark