×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroatët ndihen të turpëruar nga huliganët – reagon edhe presidentja kroate

    Insajderi
    17 June 2016 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E gjithë Kroacia është e turpëruar nga sjellja e një pjese të tifozëve të kombëtares së tyre në Kampionatin Evropian në Francë. Pas hedhjes së fishekzjarreve në stadiumin e Nices nga tifozët kroatë, ka reaguar edhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

    Ajo thotë se ndihet e turpëruar nga ai grup i tifozëve, por ka thënë se e gjithë përgjegjësia mbetet tek një grup njerëzish, duke i quajtur “armiqë të popullit”.

    kolinda

    “Bravo djema! Bravo tifozë kroat! Ndërsa ju armiqë të popullit, ju jeni përgjegjës për gjithë këtë. Turp për ju!”, ka shkruar Kitaroviç në Facebook, transmeton Insajderi.

    Edhe qytetarët kroatë kanë reaguar ashpër ndaj këtij grupi tifozësh, që i prishi bukurinë skuadrës simpatike të Kroacisë dhe mund ta çojë atë drejt përjashtimit. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark