×
Show

Kroatja e fortë që mundi “të paprekshmit”

Insajderi
22 July 2016 - 15:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy vjet më parë, Shqipërinë e vizitoi Dinko Civitan, prokurori i Kroacisë që futi në burg njeriun më të fuqishëm të vendit të tij, ish kryeministrin Ivo Sanader.

Ai trajnoi një grup prokurorësh të krimeve të rënda si të ndjekin paranë e politikanëve. Por këta prokurorë, pas dy vjetësh u hoqën fare si nga Presidenti Nishani ashtu dhe Kryeprokurori Lalla.

Pas kësaj përvoje, Uashingtoni e Brukseli vendosën që të reformojnë nga themelet si akuzën ashtu edhe gjyqësorin në Shqipëri. Ndërkaq, Federica Mogherini, e sapo caktuar si shefe diplomacisë së BE-së, emëroi si ambasadore në Tiranë, një diplomate kroate, e cila e njihte mirë Uashingtonin dhe kishte marrëdhënie perfekte me amerikanët.

Kjo, pasi përveç se ka qenë një gazetare e njohur e CNN për Ballkanin dhe analiste e Gjykatës për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë, Romana Vlahutin ka punuar edhe si pjesë e shërbimit diplomatik të ambasadës së Zagrebit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jo më kot, zonja Vlahutin është emëruar edhe si shefe politike e misionit të OSBE-së në Kosovë pikërisht në vitet përpara shpalljes së Pavarësisë.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë që i afrohet fundit të mandatit të saj, krahasuar me paraardhësit e saj, duket ndoqi shembullin e gjermanit Helmuth Lohan, duke mos mbajtur një rol protagonizmi publik dhe marrë pjesë në evente të mëdha dhe reality show, por krijoi një profil super-serioz dhe të akullt me politikën e egër shqiptare.

Edhe pse në fillim u mendua se do të kalonte jo me shumë peshë aktiviteti i saj diplomatik, kroatja me flokë të kuqe u kthye në një makth që zhbalancoi një pjesë të mirë të politikës që zunë ta sulmonin “poshtë brezit” një zonjë që vinte nga një vend shumë mik e i dashur me shqiptarët, siç është Kroacia.

Gazetarja e “akullt” nuk foli thuajse asnjëherë direkt apo dha një ligjërim publik që të mund të shkaktonte polemika. Ajo pa folur shumë, tha se kishte ardhur me misionin e Reformës në Drejtësi.

Drejtoi negociatat për të krijuar grupin e ekspertëve dhe koordinoi me Brukselin përgatitjen e vetingut, duke bërë gati një mal me dosje për zyrtarët e korruptuar. Dhe të gjitha i çoi në seksionin që drejton gjermani i fortë i Brukselit Reinhard Priebe.

Por pikërisht këto veprime tronditën themelet e elitës së vjetër politike në vend. Duke qenë se vendi i saj ka marrëdhënie të ngushtë me Berlinin, Vlahutin pati një koordinim perfekt me Gjermaninë dhe zyrtarët e saj si në Tiranë ashtu edhe në kryeqytetin gjerman.

Në vitin 2014, Vlahutin shqiptoi e para fatin që i priste zyrtarët e korruptuar në vend. Ajo mbajti një fjalim që tronditi psiqikisht një pjesë të politikës shqiptare.

Ajo, duke iu referuar arrestimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, deklaroi se “në atë çast e kuptova se ne do të bëheshim anëtarë tëVlahutin deklaroi se “politikanët e kësaj gjenerate duhet ta kuptojnë se ajo që bëjnë po e ndryshon përgjithnjë vendin dhe se ata duhet ta ndryshojnë vendin për mirë”.

Do të ishte Sali Berisha, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së që do ta sulmonte egërsisht më shumë se një vit e gjysmë më parë. E akuzoi për njëanshmëri, pasi Vlahutin nuk “luajti nga vendi” pas paralajmërimeve të PD-së se “po luante me zjarrin”.

Ndërkaq, po një vit më parë, Romana Vllahutin, i tregoi “derën” Ditmir Bushatit pas një aksioni jo shumë korrekt të shefit të diplomacisë shqiptare.

Kroatja e fortë, hoqi nga puna bashkëshorten e Ditmir Bushatit, që punonte në një nga zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë, pikërisht për të dhënë mesazhin e mungesës së konfiktit të interesit dhe barazisë të të gjithëve përpara standardeve europiane.

Pas këtij veprimi provoi një sjellje aspak diplomatike të shefit të irrituar të diplomacisë shqiptare, por kurrë nuk ushqeu mediat me këtë event më shumë gosipi, por vazhdoi përpjekjen e saj për të hequr gratë dhe të afërmit e politikës nga zyrat luksoze të Brukselit në Tiranë, të cilat ishin emëruar nga paraardhësit e kroates që ranë në batakun provincial por të ëmbël të jetës së Tiranës.

Së bashku me Donald Lu-në, ajo u e ktheu angazhimin ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, në një aksion demonstrativ diplomatik e civil, që ngriti nervat e një pjese të politikës, e cila ushqeu, sponsorizoi, por edhe lejoi të ndërsenin njerëz që e akuzonin me një etikë jashtë normales.

Por kroatja nuk u përgjigj kurrë sulmeve direkte; dha pak intervista dhe foli vetëm në gjuhën e drunjtë diplomatike.Por në mënyrë të prerë kërkoi “arrestimin e zyrtarëve të korruptuar”.

Më 8 dhjetor 2015 doli kundër përshkallëzimit të protestave të opozitës dhe u bëri thirrje të distancohen nga dhuna. Pikërisht në këtë periudhë opozita rriti edhe më shumë presionin, me shpresën se do ta izolonin ambasadoren nga Brukseli zyrtar.

Por shefja e diplomacisë së BE-së, italiania Mogherini, gjatë fjalës së saj në Parlamentin shqiptar e paraqiti kroaten, si pasqyrën e BE-së në Tiranë. Për herë të parë në një deklaratë zyrtare, Romana Vlahutin u sulmua direkt nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka dërguar në Bruksel informacion jo të vërtetë dhe jo real.

Por ka mbërritur menjëherë përgjigja e prerë e zyrtarëve të BE-së që jo vetëm e mbështesnin ambasadoren e tyre në Tiranë, por nuk dërguan asnjë mision shtesë për ta ndihmuar përpjekjen e saj.

Zonja Vlahutin, për herë të parë, ka qenë diplomatja më e fuqishme e Brukselit në Tiranë, duke marrë peshën e lidershipit të politikës së Bashkimit Europian në Shqipëri. Deklaratat e dalë nga zyra e saj kanë qenë të shkurtra, të prera, por shumë të hidhura për ata që iu kundërvunë kroates së fortë.

Mbrëmë Lulzim Basha, në daljen e tij pas miratimit të reformës falendëroi nën zë edhe diplomaten e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Megjithatë, në fakt ishte dashur një ndjesë e fortë. Po të bashkoheshin në një jetë, i gjithë ai lumë sharjes dhe fyerjesh në rrjetet sociale të stisura ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, gjithkush do të skuqej nga mungesa e çdo skrupuli human që sulmon një grua, e cila vjen prej një vendi mik si Kroacia.

Çdo të ndodhte nëse një diplomate shqiptare do të sulmohej në këtë farë feje nga një vend i huaj?! Në fakt nuk e kanë bërë as serbët…/tesheshi.com/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark